E ftuar tek “Rudina” në Tv Klan ishte astrologia e vetme në Kosovë Laura Bilalli. Ajo është 24 vjeç, ka studiuar në një universitet në Los Angelos për astrologji dhe ka marrë mësime nga astrologët më të famshëm të botës. Gjatë intervistës Laura bëri një parashikim për pandeminë e Covid-19 dhe u shpreh se nëse njerëzit nuk tregohen të kujdesshëm dhe nuk zbatojnë distancën apo nuk vendosin maskat, pandemia mund të zgjasë deri në 2023.
“E kam studiuar dhe kam pasur komunikim edhe me astrologë të tjerë dhe sipas tyre më 11 Janar ka ndodhur një datë shumë e rëndësishme që numërohet se ka mbaruar pjesa e Covidit, por sipas hulumtimeve që kam bërë unë dhe sipas pjesës të yjeve dhe të Hënës, nëse nuk tregohemi të kujdesshëm dhe nëse nuk i mbajmë maskat dhe distancën, Covidi mund të zgjasë deri në 2023. Nëse jemi të kujdesshëm, mund të ikë që këtë vit, por nëse nuk jemi të kujdesshëm mund të qëndrojë deri në 2023, e kemi ne në dorë”, tha Laura.