Fatbardh Kadilli, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike kërkon të kandidojë për vendin e kreut të partisë, duke i kërkuar kreut aktual, Lulzim Basha të japë dorëheqjen.
“Është vendosur një barrikadë para portës ku Lul Basha u betua se s’do dorëzohet, por është e tepërt, kërkoj kuptimin e PD-së, anëtaret e saj janë të trishtuar nga humbja, jam këtu për të konfirmuar edhe njëherë, jam këtu për t’i kërkuar edhe njëherë Bashës dorëheqjen, projekti i tij është i paaftë, e kemi mbështetur dhe e kam mbështetur me vetëmohim për të na drejtuar në fitore, nuk ia doli nuk diti nuk qe i zoti, dështoi. Nuk e dimë se çfarë na pret në fund, sot kush thërret Rama ik nuk mund të thotë Basha rri. Dështimi i Bashës nuk mund t jetë për të mos luftuar Ramën. Këtë deklaratë të re do të doja ta bëjë në mjediset e PD, kam kërkuar nga zyra e shtypi, nuk dua të hyj në partinë tim vjedhurazi por si një njeri që ka hapësirën e vet në një shtëpi të lirisë. Çdo demokrat ka të drejtën tu flasë qytetarëve”, tha Kadilli.