Zv/kryeministri Erion Braçe i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha pas deklaratës së bërë ditën e sotme nga Divjaka, se me ardhjen e PD në pushtet, do të anulojë moratoriumin e gjuetisë. Braçe thotë se gjueti në Divjakë nuk do të ketë dhe askush nuk do të lejohet të dalë për të gjuajtur me çifte.
“Gjueti ne Divjake , Nuk do kete me kurre! Harroje Lylezim! Ta harrosh ti dhe gjithe llumi yt nga Peqini, Rrogozhina, Kavaja, Lushnja, Fieri, Ballshi, Berati!
LYLEZIM; Te vish ne Divjake me ushtrine e llumit e tu japesh leje per te gjuajtur me CIFTE e cdo arme, eshte jo vetem cmenduri, por nese ndodh do jete krimi me i madh ndaj Divjakës rikthimin ne te njejtin krim qe zhduku nga Divjaka pelikanin unik, flamingot e cdo shpend te gjalle!
Hajduti HIPOTEKES nga Lushnja qe ta kerkoj kete, as ka per te hyre dot ne Divjake, jo me te gjuaj me pushke ketu! Mbaje mend kete qe po te them! Divjaka eshte zone e mbrojtur nga konventa ramsar dhe, keshtu do te jete perjete! Ti sdo rrosh aq, Divjaka do jete!”, shkruan Braçe.
Çfarë tha lideri i opozitës Lulzim Basha sot në Divjakë?
“Ky është një nga vendet jo i vetmi por një nga vendet më të përshtatshme për ta thënë hapur dhe publikisht dhe një tjetër pjesë të programit tonë dhe të zotim timin.
Si shumë gjëra të tjera në Shqipëri Edi Rama dhe banda e tij monopolizuan gjuetinë së pari e bënë që ti japin rrugë kanalizimit të vendit së dyti e bënë që njësoj siç kanë grabitur dhe grabisin naftën, bregdetin, toka, mineralet, njësoj sikur kanë monopolizuar gjithçka në këtë vend, të monopolizon edhe gjuetinë, dua ti them sot të gjithë anëtarëve të shoqatës kombëtare të gjuetisë se moratoriumi korruptiv i Edi Ramës për gjuetinë do të anulohet”, deklaroi Basha.