Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është kthyer gjatë fushatës në satelit të tij. Basha tha në emisionin ‘Open” se Rama merret me fjalimet dhe pamjet e tij pasi nuk i përgjigjet dot një pyetje të vetme.

“Është kthyetr në satelitin tim. Merret me fjalimet e mia, merret me veshjen time, si e fus unë këmishën në pantallona, merret me flokët vetëm që të mos i kthejë përgjigje pyetjes: çfarë bërë për shqiptarët,” tha kryedemokrati.

Më tej, Basha tha se kryeministri nuk i mbajti premtimet e dhëna gjatë këtyre viteve dhe se më 25 prill shqiptarët do ta largojnë me votë.

“Në 25 prill shqiptarët do të votojnë për një kryeministër që do të jetë në shërbim të tyre. Ku i ke 300 mijë vende pune? Janë të gjitha premtime bishe. U kujtua për projektet 3D tre javët e fundit para se ta largojnë shqiptarët me votë, janë marifete,” deklaroi kreu i demokratëve.