Në 14 mars, Orinda Huta dhe Turjan Hysko dhanë lajmin më të bukur të jetës. Çifti zbuloi se është në pritje të fëmijës së tyre të parë, që do të lindë brenda pak muajsh. Dyshja ndanë në rrjete sociale disa imazhe shumë të ëmbla, në të cilat dallohej qartë barku i rrumbullakosur i Oindës. Përkrah fotove Orinda shkroi: “.. duke pritur mrekulline qe Zoti zgjodhi te na bekoje… #faleminderitzot #zotieshteimire #summerbaby”
Më vonë me rastin e ditëlindjes së Turit, ajo zbuloi se dyshja do të bëhen prindër të një vajze. Krahas fotos së producentit me dy tortat e ditëlindjes, ajo shkroi “Të dua”, teksa e shoqëroi me këngën e Beyonces, “Daddy Lessons”, ku mund të dëgjohen fare qartë fjalët “Daddy’s little girl”. Ndërkohë ditën e sotme Turi ka qenë i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ku është rrëfyer për herë të parë për momentin më të lumtur të jetës. I gjendur përballë fëmijëve, Turi tregoi se si ndihet tashmë që do të bëhet baba.
“Në fakt nuk e di si mund ta shpreh si ndjesi, mendoja që kam qenë gati gjithë jetën për t’u bërë baba. Kam pak frikë kur shikon ato goditjet tek barku i Orindës. Me shpresën e Zotit, shpresoj që gjithçka të shkojë mirë. Që do dhurojë shumë dashuri, kjo është e sigurt, se sa i mirë do jem nuk e di”, tha Turjan Hysko.
Ndërsa kur u pyet për emrin, ai tha se nuk e kanë zgjedhur ende, por zbuloi një detaj. “Nuk ia kemi zgjedhur akoma, po e mendojmë, por do të fillojë me A”, tha Turi teksa shtoi se ka filluar i flet me zë të lartë bebushes dhe është shumë i lumtur që do të bëhet baba i një vajze.