Karim Benzema është lideri i Real Madrid në këtë sezon. Falë golave dhe paraqitjeve të tij, sulmuesi francez po mban në garë madrilenët në La Liga dhe Champions League.
Nëse vazhdon kështy deri në fundin e sezonit, 33-vjeçari mund të jetë një kandidat serioz për Topin e Artë 2021.

Sipas Defensa Central, Real Madrid ka ndërmend t’i japë 2 milionë euro lojtarit nëse do të arrijë ta fitojë çmimin prestigjioz. Por ka më shumë. Los Blancos duket se i kanë llogaritur këto 2 milionë që tani në bilanc, duke e konsideruar shumë të mundur mundësinë që francezi ta fitojë çmimin që nuk u dha vitin e kaluar për shkak të pandemisë.

Karim Benzema do të ishte një kandidat serioz për Topin e Artë 2021 nëse Real Madrid do të fitonte La Liga-n ose Champions League.