Presidenti amerikan Joe Biden u bëri thirrje sot bashkëqytetarëve të tij që të vazhdojnë të respektojnë masat anti Covid pavarësisht progresit në vaksinim.

“Nuk është koha të ulim vigjilencën tonë nëse duam të kemi një 4 Korrik të mirë për Ditën e Pavarësisë”, tha Biden. Ai shtoi se ka ende një rrugë të gjatë për të bërë, duke iu referuar rrezikut të një vale të katërt të pandemisë.