Mërgimtari Thoma Avrami ishte një mërgimtar tjetër i shquar i Diasporës shqiptare në Rumani, rilindas me një aktivitet të gjerë patriotik, i cila dhe një kontribut tejet të rëndësishme për çështjet shqiptare përmes aktiviteteve të tij të mësimdhënies, gazetarisë dhe publistikës. Ai u lind në 1869 në Gorë të Korçës dhe në Kongresin e Manastirit u përfaqësua si një ndër delegatët e Korçës, transmeton lexo.com.al.
Në Rumani ai iu bashkua gazetës Drita ndërsa më pas, së bashku me Foqio Turtullin, botoi revistën Besa në Kajro të Egjiptit. Revista Besa u botua në vitet 1904-1905 në Kajro si një revistë mujore e profilit letrar dhe kulturor, politik e shoqëror në drejtimin e Thoma Avramit i cili ishte njëkohësisht edhe redaktor. Revista Besa u publikua, përveç gjuhës shqipe, edhe në gjuhën franceze, greke dhe turke./Lexo.com.al/e.c.