Rumania ka qenë gjatë gjithë periudhës së Rilindjes kombëtare dhe përpjekjeve për pavarësi dhe deri vonë, një vend mik i shqiptarëve të cilët trajtoheshin veçanërisht mirë në një shoqëri që në tërësi ka qenë tolerante ndaj komuniteteve të tjera. Gjatë fillimit të shekullit të 20-të janë botuar mjaft vepra dhe gazeta shumë të rëndësishme, përfshirë revistën rumune “Glasul Albaniei” (Zëri i Shqipërisë), transmeton lexo.com.al.

Glasul Albaniei u botua për herë të parë në Rumani nga profesori rumun C. Podrescu në tetor 1910, si një revistë me natyrë politike, letrare dhe shkencore në gjuhën rumune. Podrescu mbartë një konsideratë të jashtëzakonshme për popullin shqiptar dhe virtytet e tij të rralla. Në botimet e tij ai lartësonte figurën e Skënderbeut dhe l uftën e popullit shqiptar kundër Perandorisë Osmane, ndërsa vlerësohej gjithashtu roli i Diasporës shqiptare në këtë l uftë./Lexo.com.al/e.c.