E diela e zgjedhjeve shton rrezikun për përhapjen e koronavirusit në vend. Ekspertët i bëjnë thirrje popullatës, forcave politike dhe komisionerëve të angazhuar në votime të mos neglizhojnë masat anti-covid .
Dita e votimeve nuk do të kërkojë një vendim të posaçëm të Komitetit të Ekspertëve për shtyrjen e orës policore. Skender Brataj thotë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë përgjegjësinë për të zhvilluar këtë proces me protokollet e miratuara anti-covid.
Pasi nuk u krijua një mekanizëm që të ndalojë votimin e të sëmurëve aktivë me koronavirus, ashtu si KQZ dhe ekspertët e kanë lënë në ndërgjegjen e qytetareve të infektuar.
Për Bratajn fushata dhe zgjedhjet do të sjellin valën e tretë të koronavirusit në vend, por jo më agresive se ajo që kaluam.
Sipas të dhënave zyrtare deri tani janë prekur nga koronavirusi mbi 130 mijë persona. Me fillimin e fushatës së imunizimit është vaksinuar 13% e popullsisë, ndërsa aktulisht janë 24 mijë të sëmurë aktive, 18 mijë vetëm në Tiranë.