Me njoftimet e bëra sot nga Kryeministri Boris Johnson, pikërisht një vit plotë pas ai vet u shtrua në spital nga Covidi, Britania kalon në fazën e dytë të daljes nga pandemia, pasi shifrat e vdekjeve dhe infektimeve dhe mbi të gjitha vaksinimi masiv i popullsisë e mundësojnë hapjen e vendit drejt një normaliteti të ri. Pas një jave, në 12 prill, Britania e cila prej dhjetorit të kaluar shumë ambjente i ka të mbyllura ende, do hapë dyqanet jo esenciale dhe do të lejoje pabet dhe restorantet për tu shërbyer klientëve jashtë ambjenteve të tyre, ku Johnson tha se vetë do shkojë të shijojë birrën e parë në një pab.
Po ashtu, do hapen sallonet e bukurisë, apo palestrat, kopshtet zoologjike, libraritë apo qendrat komunitare. Qeveria njoftoi se çdo person në Angli do ketë akses në bërjen e dy tamponëve të shpejtë falas çdo javë, duke filluar nga kjo e premte. Më e rëndësishme është njoftimi për udhëtimet ndërkombëtare dhe pushimet verore, të cilat si datë të hershme kanë datën 17 maj, edhe pse Kryeministri nuk përcaktoi konkretisht se çfarë do të ndodhë, edhe pse në media flitet për sistemin e dritave të trafikut, ku nëse udhëton dhe kthehesh në vendet me dritë jeshile nuk do të kesh më nevojë të karantinohesh, e nëse vjen nga vendet me dritë të verdhë do karantinkohesh në shtëpi, ndërkohë që nga vendet me dritë të kuqe karantinimi do bëhet në hotele të përcaktuara për shkak se vjen nga vende me rrezikshmëri më të lartë nga infektimi me Covid.
Boris Johnson nuk tha se cilat do jene vendet qe do jene me te hapura, dhe ku do shkohet me lehtësisht, pasi kjo do vlerësohet ne javete ne vazhdim, por parimi eshte ai i infektimeve me te ulëta dhe vaksinimeve me te larta te popullsisë. Mbetet te shihet se ne cilin kategori te klasifikohet Shqipëria apo Kosova, edhe pse fluturimet direkte me Britanine, Tirana i ka ende te bllokuara, edhe pse Britania është vendi me pak i infektuar dhe me i vaksinuari ne Evrope, me 37.5 milionë vaksinime ose mbi 60 për qind te popullsisë se saj.