Ylli i Manchester United, Bruno Fernandes, ka pohuar se ëndrra e tij është një ditë të bëhet trajner i Djajve të Kuq.
“Po kërkoj të argëtohem me futbollin, por mendoj edhe për të ardhmen. Nëse më pyesni, them se një ditë do të doja të bëhesha trajner. Do të më pëlqente”, ka thënë portugezi për kanalet zyrtare të klubit.
“Nuk e di se cilën skuadër do të më pëlqente të drejtoja. Sigurisht, skuadra më e madhe që do të mund të drejtoja do të ishte Manchester United”, ka shtuar Fernandes.
“E them tani në mënyrë që njerëzit ta dinë dhe të shtyjnë në të ardhmen për të më patur si trajner. Në këtë mënyrë mund të bëjnë pak presion për të më marrë si trajner tek United”, ka thënë duke qeshur.