Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, e quajti një formacion paramilitar të ngjashëm me forcat SS të Partisë Naziste në Gjermani, Strukturën e Mbrojtjes së Votës të ngritur nga Partia Demokratike, një ditë pasi një pjesëtar i saj është akuzuar si autori i dyshuar i v rasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

“Dëgjuam justifikimin enjë vr asjeje nga përfaqësuesi i PD. Nuk mund të ketë trupa paramilitare. Ajo që ka ngritur PD është njësoj si SS e ngritura nga Hitleri. Trupa me armë që bëjnë vetëgjyqësi. Nuk ka tagër askush në PD të bëjë policin, prokurorin dhe gjykatën. Në Shqipëri nuk ka dënim me vdekje dhe për vepra penale që dënohen për 3-6 muaj, t’i nuk mund t’i marrësh jetën tjetrit. Nëse PD u jep armë ca njerëzve dhe i thotë dilni në rrugë, atëherë çfarë prisni të ndodhë”, tha Bushati, i ftuari në “Ditarin” e A2.

“Episode si këto tregojnë fytyrën e vërtetë të partive politike. Partia e dytë në Shqipëri ka ngritur një trupë të armatosur. Nuk votohet PD kështu, asnjë të mos e votojë, nëse mendon që me armë të marrë vota. Nuk ka gjë që e ndalon votën. Paskan kapur ata një furgon që do të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve në Shqipëri. Kjo është një forcë politike e dëshpëruar, që ka marrë armët, që donte të bënte atë që bëri ndoshta edhe ish-presidenti i Amerikës… Kanë 8 vite që bëhen gati dhe nuk kanë sjellë asnjë ide. Deri sa bien në nivelin e armës, nuk kanë asnjë projekt”.

Bushati tha se ftesa për bashkëpunim e Ramës ndaj Bashës nuk do të thotë se do të ketë një koalicion mes të dyve. “Nesër, kur të dalin humbës, të mos bëjnë të njëjtën gjë… Dhe si opozitë këtë mund të bëjë Basha, të distancohet nga dy të tjerët (Berisha dhe Meta)”, tha Bushati. Ai shtoi se në 25 prill, Partia Socialiste i ka të gjitha mundësitë të marrë të paktën 74 mandate, si në vitin 2017, dhe të qeverisë e vetme.