Një ndër emrat më të lakuar të skenës dhe ekranit është padyshim ai i Butrint Imerit. Këngëtari shqiptar arriti të kishte një sukses tejet të madh që kur doli në skenë për herë të parë. Butrinti njihet si për zërin, ashtu edhe për stilin e tij të veçantë në të kënduar.

Vitin e shkuar ai solli një sërë hitesh siç ishin edhe “Phantom” apo “Dy zemra” në bashkëpunim me Nora Istrefin. Ndërkohë për këtë vit nuk kemi dëgjuar ende ndonjë këngë të re nga Butrinti, por duket se diçka po gatuhet dhe shumë shpejt do të publikohet. Këngëtari ka postuar sot në Instagram një video nga studioja muzikore dhe në sfond dëgjohet kënga e tij më e re. Siç duket bëhet fjalë për një këngë ndarjeje, ashtu siç vetëm Butrinti di t’i këndojë.

“Qysh më harrove ti kaq shpejt, atë e paske gjet, për ty ish shumë e lehtë me m’harru. Qysh më harrove ti kaq shpejt, pa ndjenja paske qenë, tash vetë ti ki me mbet t’u vajtu. Leji këto rrena, ti pa shpirt je brenda”, shprehet Butrinti në këngën e tij të re.


Vija melodike e këngës duket shumë e ngjashme me hitin “Sugar” të Zubi dhe Anatu. Butrinti mund të ketë blerë demon e këngës dhe kështu duhet të ketë të drejtat e autorit për ta përdorur, përderisa dy këngët janë komplet të njëjta me njëra-tjetrën.