Zlatan Ibrahimovic dhe Sergio Aguero në qendër të vëmendjes. S ul muesi suedez i Milanit, edhe pse 39 vjeç, ka treguar rendiment të lartë. 15 gola në 15 ndeshje në Serie, shifra që flasin vetë.
Në Itali raportojnë se Milani dhe Ibra janë shumë pranë marrëveshjes për të rinovuar edhe një herë kontratën. Lidhja mes tyre është e fortë dhe suedezi është shumë i rëndësishëm edhe në dhomat e zhveshjes.
Sa i takon Aguero, i cili në verë largohet nga Manchester City pas 10 vitesh, në Spanjë thuhet se e do Barcelona për të bindur Messin të qëndrojë. Janë lakuar edhe PSG e Juventus si opsione për argjentinasin.
Së fundmi mediat në Britaninë e Madhe raportojnë se Aguero dëshiron të vazhdojë të luajë në Premier League dhe favorit për shërbimet e tij shikohet Chelsea.