Bretkosa e pasurisë” është një simbol shumë i lashtë kinez. Shenjat popullore thonë se kjo hajmali tërheq mirëqenien financiare në shtëpi, sipas “Italia Feed”. Dëshironi të provoni fatin tuaj? Bëj zgjedhjen tënde!
Nëse keni zgjedhur:
Nr.1 Burimi i pasurisë tuaj është një profesion i lidhur me famën. Është e rëndësishme që të kujdeseni për pamjen tuaj sa herë që dilni nga shtëpia. Ju gjithmonë duhet të jeni shumë të paraqitshëm. Gjithçka tregon se rruga juaj është e hapur drejt suksesit dhe famës.
Nr.2 Burimi juaj i pasurisë është vetvetja. Idetë, mendimet, logjika juaj. Ju mund të krijoni një sistem të ri ose të rindërtoni cilësisht atë të vjetrin. Mendja juaj është racionale, jeni të suksesshëm në financë, juridik, shkencë. Ju mund të mendoni gjerësisht dhe lirshëm. Mos ngurroni të thoni gjithçka që mendoni me zë të lartë!
Nr.3 Burimi juaj i pasurisë është besimi. Kjo është gjëja më e rëndësishme në jetën tuaj dhe nuk është domosdoshmërisht një fe. Ju keni besim në ëndrrën tuaj, në pikat tuaja të forta, në atë që po bëni dhe gjithashtu tek njerëzit përreth jush. Dhe duhet të jeni në gjendje t’ua jepni të tjerëve atë besim të shkëlqyeshëm, ta ndani atë më shpesh me të tjerët.
Nr. 4 Burimi juaj i pasurisë është puna në ekip. Ju mund të punoni në zyrë dhe në shtëpi ose të bëheni shefi i biznesit tuaj … Por në çdo rast është e rëndësishme që të keni njerëz afër jush: Të afërm, miq të fëmijërisë, bashkëshort, partner. /panorama.plus