Falë shenjës së horoskopit ne dimë pikat tona të dobëta, ato të fortat, tiparet unike të personalitetit dhe mënyrën se si sillemi me të tjerët. Çfarë ndoshta s’dinit deri tani është talenti i fshehur që keni. Secila nga shenjat e zodiakut zotëron mirë një aftësi specifike, por për një arsye a tjetrën s’e ka nxjerrë në pah deri më tani.
Dashi- forcë fizike
Dashët dallojnë për aftësinjë në lidership dhe personalitetin e fortë, por a e dinit që mund të shkëlqejnë gjithashtu në botën e sportit? Si shenjë që udhëhiqet nga Marsi, Dashët janë të furnizuar me adrenalinë dhe energji pjesën më të madhe të kohës. Nëse vendosin të marrin pjesë në një garë sportive, me shumë gjasa do të dalin të parët, falë fuqisë dhe energjisë së lartë që zotërojnë.
Demi- Mjeshtra në kuzhinë
Demi njihet për kokëfortësinë dhe vendosmërinë që ka për t’i bërë gjërat sipas mënyrës së tyre. Nga ana tjetër, duke qenë se i pëlqen të jetojë mirë dhe në luks, preferon të shijojë çdo gjë me të 5-ta shqisat! Që do të thotë nëse gatuan diçka jo vetëm duhet të jetë e shijshme, por edhe e bukur për sytë. Sa herë t’ju duhet dikush me shije për të shtruar një tryezë apo për ca antipasta të lezetshme, telefononi Demin tuaj të preferuar.
Binjakët- të zotët në quize
Binjakët, e udhëhequr nga Mërkuri- planeti i informacionit- janë kureshtarë të lindur! Janë gjithmonë në kërkim të diçkaje, duke bërë pyetje dhe mbajnë mend me lehtësi edhe faktin më të parëndësishëm në dukje që kanë hasur gjatë një bisede. Nëpër quize janë gjithmonë të parët, falë kuriozitetit që i karakterizon.
Gaforrja- të zotët për të krijuar hapësira të rehatshme
Përveç emocionalitetit të lartë që i karakterizon, Gaforret janë shenja kardinale, që do të thotë se dinë ta bëjnë mirë edhe rolin e liderit. Janë të aftë të marrin inisiativa dhe të krijojnë gjëra të reja. Thënë këtë, kjo shenjë ka aftësi të papara për të krijuar hapësira të ngrohta që do t’i bënin njerëzit të ndiheshin rehat. Dinë si t’i ndryshojnë humorin dikujt edhe duke qëndruar brenda në shtëpi. Filma të lezetshëm, ambient i këndshëm, ushqim i mirë dhe drita të ngrohta.
Luani- Ble dhuratat më të bukura!
Duke qenë se është gjithmonë në kërkim të gjërave që tërheqin vëmendje dhe shumë bujar në të njëjtën kohë, di si të të kënaqë. Kjo shenjë ka aftësi të papara kur vjen puna për të bërë dhuratën më të veçantë.
Virgjëresha- përballet mjeshtërisht me ndryshimet e papritura
Talenti i fshehur i Virgjëreshës është fleksibiliteti. Mund të përshtaten fare kollaj me ndryshimet e papritura pa bërë drama dhe ç’orientuar gjërat përreth.
Peshorja- Bën kombinimet më të mira!
Peshoret nuk janë të aftë vetëm për të flirtuar mjeshtërisht mirë. Ata dinë gjithashtu të bëjnë kombinimet më të mira në çift. Duke qenë se janë në kërkim të harmonisë, dinë ç’lloj personalitetesh të bëjnë bashkë, prandaj nëse një Peshore do t’ju prezantojë dikë, mos refuzoni. Besoni tek diplomacia dhe shijet e tij.
Akrepi- mund të të lexojnë mendjen dhe gënjeshtrat
Ti s’mund ta dish kurrë se ç’po mendon një Akrep, por sa keq që s’mund ta themi të kundërtën. Akrepat janë njerëzit që zgjedhin të rrijnë nën hije, por ndërkohë vëzhgojnë gjithçka ndodh. Ata janë analizues shumë të zotë të gjuhës së trupit, të ndryshimit të humorit apo edhe të sekreteve që dikush fsheh. Mos u përpiq kurrë t’ja hedhësh një Akrepi. Je i zënë në grackë vetëm nga mendimi!
Shigjetari- Dalin vetë nga çdo situatë
I njihni për shpirtin aventurier, por një Shigjetar do të dilte me këmbët e tij edhe nga situata më e vështirë e mundshme. Duke qenë se udhëhiqen nga Jupiteri, fati i mirë është me ta, por përveç kësaj i ndihmon spontaniteti dhe shkujdesja që i karakterizon.
Bricjapi- Sensi i humorit
Njihen si seriozë dhe të fiksuar pas punës, por batutat e një Bricjapi do t’i mbani mend gjatë. Humori i tyre s’është më i ëmbli i mundshëm, por është i hollë dhe jo ai që prisni. Kurrë mos e nënvlerësoni aftësinë e një Bricjapi për të bërë shaka. Pasi orari i punës mbaron, do t’ju tregojnë ata ku është festa!
Ujori- Krijojnë trende (aksidentalisht)
Shenja më inovatore e zodiakut, as nuk e vë re kur krijon një trend të ri sepse s’ishte ky qëllimi kryesor. Nuk i duan gjërat që janë aktualisht shumë të famshme dhe ndiqen nga masa, prandaj bëjnë diçka tjetër. Pas kësaj, janë të tjerë ata që i ndjekin. Nëse një Ujor thotë për diçka që është e lezetshme, dëgjojeni! Së shpejti kështu do të mendojnë të gjithë.
Peshqit- Shohin të mirën tek gjithçka
Si shenja më sentimentale, Peshqit kanë tendencën të jenë shumë idealistë. Endërrimtarë të pashpresë, Peshqit e shohin botën me ngjyrat që duan ata (kryesisht rozë). Sado e errët të duket një situatë, kjo shenjë do të fokusohet vetëm tek e mira brenda saj (sado e vogël qoftë).
/NOA.al