“Koulibaly është një nga 2-3 mbrojtësit më të fortë në botë, një lojtar shumë i fortë që kam dashur ta marr te Chelsea”, ka thënë trajneri i Inter-it, Antonio Conte, në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Napoli-t.

“Është një lojtar i madh, që është përmirësuar. Megjithatë, Lukaku e njeh, edhe ai është përmirësuar shumë”.

“Do të jetë një duel i bukur, por për të vënë në vështirësi mbrojtjen e Napoli-t, do të duhet të punojmë si skuadër, duke gjetur disa zgjidhje që kemi provuar në stërvitje”.