Kandidati i LSI-së Lemi Muçaj ka parështruar arsyet se pse qytetarët duhet ta votëbesojnë më 25 prill.Ai thotë se ka një numër hyjnor në fletën e votimit dhe se sipas fesë islame Muhamedit i ka zbritur Kurani gjatë 23 viteve.
Postimi i plotë
“Nr 23 është nr Fati ?
Sipas Fesë Islame Muhamedit i ka zbritur Kurani gjatë 23 viteve.
Në Kinën e lashtë nr 23 tregonte mashkullin ideal.
Gjaku bën qarkullim të plotë tek njeriu për 23 sek.
Çdo prind i jep fëmijës nga 23 kromozome, dhe është kromozoni i 23-të ai që përcakton gjininë”, shkruan Muçaj.