Analisti Frrok Çupi komenton sjelljen e Presidentit Ilir Meta gjatë fushatës zgjedhore dhe përplasjen e ashpër me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Çupi e quan Metën si të dytin president anti-amerikan që ka patur Shqipëria, pas Enver Hoxhës. Në “Report Tv”, analisti Çupi tha se Parlamenti është i detyruar të rinisë procedurat për shkarkimin e Metës.

“Dy presidentë ka patur shqipëria anti-amerikanë kaq të zellshëm, njëri ishte Enver Hoxha brenda sistemit të vetë, dhe tjetri është Ilir Meta. Duhet të jepte dorëheqjen, nëse do e jepte do ishte çliruar parlamenti nga një presion, SHBA, publiku…

Atëherë është i detyruar parlamenti të rinisë procedurat për shkarkimin e tij. Jam i sigurtë që Ilir Meta do të kërcënojë paqen, ai ka hyrë në një rrugë që askush se kupton çfarë gjërash të tmerrshme, antikushtetuese…”, deklaroi Çupi.