Dash Shehi, duke komentuar humbjen e PD-së në zgjedhje dhe ftesën e Edi Ramës për bashkëpunim, thotë se sheh shumë demokratë që janë të dëshpëruar jo se humbën zgjedhjet, por se s’do kenë mundësi të emërohen drejtora.
“Është brenda linjës së Ramës se e provokoi edhe para zgjedhjeve dhe ia arriti që LSI ta neutralizojë.
Ky lloj diskutimi që thotë Rama duket si perëndimor, është mkiklues për disa arrivistë, për disa brenda PD.
Sot unë shoh brenda PD që janë trishtuar jo se ka humb e djathta e demokracia, por perspektiva se ky do bëhej drejtor i KESH-it.
Kujdes kolegë opozitarë, beteja jonë është me moralin dhe të drejtën të çojmë Shqipërinë në BE.
Nëse duhet të çojmë Shqipërinë në Turqi unë jam kundër. Ne kemi nevojë për opozitë të fortë, jo lëmoshën e Ramës”, tha ai për A2.