Drejtuesi politik i PS në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka folur për çështjen e ‘database’ ku PD e akuzon PS-në se po përdoren të dhënat personale të qytetarëve për qëllime Elektorale. Balla tha se kjo nuk është e vërtet pasi PS prej vitesh ka databasen e vete dhe se nuk është njëjti program që është publikuar në mediat pranë PD-së.
“Partia Socialiste është partia më e madhe, ka të dhënat e saj për anëtarët dhe simpatizantët. Të dhënat që ne kemi nuk janë ato që i ka ka nxjerrë një media pranë Partisë Demokratike. Dëshira jonë që Basha të shkëputet nga Saliu dhe Meta, në të kundërt tregon që është kukull”, tha Balla.