Mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt tha që “Zonja e Vjetër” po përqendrohet në sigurimin e vendit të dytë në Serie A. Qendërmbrojtësi holandez pranoi se Bianconerët ishin të zhgënjyer pas barazimit 1-1 me Fiorentinën javën e kaluar.
Juventusi ka fituar një nga tri ndeshjet e tyre të fundit në Serie A. De Ligt foli për Sky Sport Italia përpara ndeshjes kundër Udineses të dielën.
“Ne jemi të zhgënjyer me rezultatin në Firence, duhet të bëjmë më shumë për të marrë tre pikët”, tha De Ligt për Sky Sport Italia.
“Ne kemi nevojë për më shumë intensitet, më shumë guxim me topin. Ne duhet të mbrohemi më mirë. Ne po mendonim për Scudetto, por tani synimi është që të përfundojmë i dyti. Ne jemi të fortë dhe duhet të synojmë lart. Fokusi ynë është në vendin e dytë”.
21-vjeçari ka luajtur 22 ndeshje të Serie A këtë sezon, duke kontribuar një gola dhe një asistim në proces.