Marrëdhënien e Stresit me Keisin mund ta përshkruajmë si një telenovelë të bukur, me ndarje, zënka, pajtime e ribashkime. Prej kohësh ata kanë qëndruar kryefjala e mediave dhe romanca e tyre ka qenë më e komentuara, një romancë të cilën janë përpjekur shumë ta mbajnë gjallë edhe përtej largësisë.

Pavarësisht se shumicën e kohësh ishin larg, nuk mund të takoheshin dhe s’mund të sqaronin përballë keqkuptimet e pakënaqësitë e tyre ndaj njëri-tjetrit, ata e gjenin gjuhën e përbashkët për t’u pajtuar dhe për të mbështetur sërish njëri-tjetrin. Por, ndonjëherë edhe dashuria lodhet dhe distanca triumfon, siç duket se ka ndodhur në rastin e Stresit dhe Keisit. Ka qenë Stresi ai i cili ka bërë sërish lëmsh rrjetin me një deklaratë për Keisin, duke lënë të kuptohet se në fakt qenkan ndarë vërtetë.


Kjo e fundit ka deklaruar prej kohësh që nuk ka ndërmend të kthehet ndonjëherë në Shqipëri, pasi preferon për veten dhe familjen e saj në të ardhmen Kanadanë, vendin ku është rritur. Gjithashtu, duket se Stresi nuk e ‘sakrifikon’ karrierën e tij në Shqipëri për t’u zhvendosur tek partnerja, ndaj e ardhmja e tyre e përbashkët duket e pamundur. Stresi vazhdon të punojë për këngë të reja në Shqipëri, ndërsa Keisi vazhdon normalisht jetesën e saj në Kanada.