Dashi: Kjo do të jetë një javë mjaft frytdhënëse për ju nga çdo pikëpamje. Hëna e kthyer nga shenja juaj do t’ju ndihmojë së tepërmi. Në dashuri do të arrini harmoninë e përsosur në çift. Ndoshta tani mund të realizoni planet që i keni bërë prej kohësh. Në aspektin profesional keni ende shumë gjëra për të bërë, por në ditët në vazhdim do të merrni kënaqësi të shumta.

Demi: Nuk pritet që kjo të jetë një javë fort e mbarë për të lindurit në shenjën e Demit. Shkak për këtë do të bëhet edhe Venusi në disonancë. Gjërat megjithatë do të rregullohen aty nga mesi i javës, sidomos kur bëhet fjalë për sferën sentimentale. Në punë do të dini të jeni mjaft bindës dhe prandaj do të ndiheni të shpërblyer.

Mgid
Mgid

Binjakët: Do të përjetoni një javë mjaft të bukur në aspektin e ndjenjave. Nëse keni një lidhje të konsoliduar, yjet do t’ju favorizojnë dhe më tej në marrëdhënien tuaj. Edhe në sferën profesionale pritet që të keni ndryshime. Me siguri që kjo do të reflektohet edhe në buxhetin dhe të ardhurat tuaja. Merrini gjërat me qetësi, pasi ky është një moment i mirë për ju.

Gaforrja: Juperi do të jetë këtë javë i vendosur në pozicion të pafavorshëm, por nga ana tjetër Mërkuri do t’ju ndikojë për mirë në sferën profesionale. Tani është momenti për të vënë në zbatim planet që i keni bërë prej kohësh. Kur vjen puna te ndjenjat, yjet ju këshillojnë që të tregoheni të kujdesshëm dhe të respektueshëm kundrejt partnerit.

Luani: Java nuk do të fillojë me entuziazëm, për shkak të Marsit të vendosur në pozicion të pafavorshëm. Në punë do të ndiheni të demoralizuar, pasi fitimet në këtë periudhë nuk i keni fort të mira. Në dashuri do të ndiheni të përkëdhelur, sepse partneri do të bëjë çmos për t’ju bërë qejfin. Ju takon ju që t’i përgjigjeni me të njëjtën dashuri.

Virgjëresha: Kjo do të jetë një javë shumë stimuluese për të lindurit në shenjën e Virgjëreshës. Gjërat do t’ju ecin mbarë, pasi Jupiteri do t’ju favorizojë. Në punë do të keni shumë fat, nëse do të arrini t’i zhvilloni mirë idetë tuaja. Edhe në dashuri situata do të jetë mjaft e këndshme. Jepini pra vetes forca dhe me siguri që do t’ia dilni mbanë.

Peshorja: Këtë javë Mërkurin do ta keni të vendosur në pozicion të pafavorshëm. Kjo do të bëhet shkas që në punë të keni ulje e ngritje. Ndërsa në dashuri Venusi do t’jua shtrojë rrugën e suksesit, duke ju dhuruar momente entuziazmuese me partnerin. Yjet ju këshillojnë që të tregoheni të matur dhe ta trajtoni çdo problem me qetësi.

Akrepi: Pritet që kjo të jetë një javë deri diku e mbarë për të lindurit në shenjën e Akrepit. Forca dhe vendosmëria që do të shfaqni në marrëdhënien me partnerin do të bëhet faktor kyç për mbarëvajtjen e lidhjes suaj. Beqarët do të ndiejnë dëshirën të bëjnë diçka ndryshe nga e zakonshmja. Në sferën profesionale keni ende shumë çështje pezull.

Shigjetari: Java do të jetë e mbarë, pasi binomi Diell-Hënë do të jetë i kthyer nga shenja juaj. Në aspektin profesional situatën do ta keni pak a shumë nën kontroll. Në aspektin sentimental lidhja në çift do të shkojë mjaft mirë. Për beqarët kjo është periudha më e përshtatshme për të njohur dikë.

Bricjapi: Këtë javë Jupiteri do të jetë i vendosur në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj. Yjet ju këshillojnë që t’i jepni më shumë besim partnerit, në mënyrë që lidhja juaj të shkojë mbarë. Për beqarët parashikohen takime me njerëz të rinj, që më vonë mund të konkretizohen në diçka më serioze. Në punë do të tregoheni të saktë dhe të prerë.

Ujori: Situata në punë parashikohet mjaft e mirë. Do të ndiheni të stimuluar dhe të shpërblyer. Në sferën e ndjenjave familja vjen gjithmonë e para. Për asgjë në botë nuk do ta lini në vështirësi partnerin tuaj. Nëse jeni beqar, me siguri që do të jeni tepër të pëlqyer në sytë e të tjerëve. Do të gjeni gjithmonë fjalët e duhura për t’ua thënë miqve tuaj.

Peshqit: Venusi këtë javë do të jetë i vendosur në pozicion të pafavorshëm. Kjo do të bëhet shkas për probleme në lidhjen tuaj. Do ta keni gjatë këtyre ditëve tepër të vështirë të merreni vesh me partnerin. Uluni dhe bëni një bisedë serioze me të, që të mund t’i zgjidhni mosmarrëveshjet që keni. Në punë do të arrini të bëni dyfishin e normës.