Pjesëtarët e familjes mbretërore i dhanë lamtumirën e fundit ditën e djeshme Princit Philip, i cili ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare. Në funeralin e tij ishte e pranishme Mbretëresha Elizabeth, së bashku me djalin e saj, Princin Charles, nipërit, William dhe Harry etj. Gjatë ceremonisë mbretëresha u shfaq mjaft e prekur, duke qenë se mbi 70 vite të jetës së saj i kaloi e martuar me Princin Philip.
Për t’i thënë lamtumirën e fundit bashkëshortit të saj, ditën e djeshme Mbretëresha Elizabeth la dhe një shënim mbi arkivolin e të ndjerit. Shënimi u kap nga disa fotograf dhe në të dallohej se ishte shkruar “Të dua” dhe “Lilibet”. “Lilibet” është një nofkë që mbretreshës ja kanë vendosur kur ajo ka qenë fëmijë dhe Duka e Edinburgh e përdorte kur i drejtohej bashkëshortes me përkëdheli në letrat e tij. Elizabeth u shfaq e vetme gjatë funeralit të djeshëm, për shkak të rregullave anti-Covid dhe në ceremoni morën pjesë vetëm 30 persona.
Në funeralin e Princit Philip mungoi edhe Meghan Markle, e cila u detyrua të qëndronte në shtëpi në SHBA për shkak të shtatzënisë. Megjithatë ajo dërgoi në pallatin mbretëror një buqetë varrimi tepër domethënëse për të ndjerin. Lulet e zgjedhura nga Meghan ishin disa lloje, por të gjitha kanë simbolikë. Royal Marines dhe Acanthus mollis, janë lulet kombëtare të Greqisë, shteti ku Duka ka lindur. Nuk munguan as Campanula, që simbolizojnë mirënjohjen dhe dashurinë e përjetshme. Rosmary për të simbolizuar përjetësinë e figurës së princit dhe lavander për devocionin e tij. Ndërsa disa trëndafila ishin vendosur për nder të muajit të lindjes së Princ Philip. Bashkë me buqetën e varrimit, Meghan kishte shkruar me dorë edhe një letër.