Deputetja Blerina Gjylameti ka marrë pjesë sot në një aktivitet ndërgjegjësues të organizuar nga Qendra Ditore Pogradec, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin. “2 Prill Pogradec. Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit mbi Autizmin. Pogradeci sot ka dhënë mesazhin e qytetarisë në respekt të fëmijëve autik. Përkushtimi dhe organizmi i Qendrës Ditore Pogradec-Qendrës Komunitare Pogradec meriton falenderim dhe mirënjohje. Nga mesazhet e shkruara, veçova pankartën
“Jemi të gjithë të barabartë”, si një thirrje kujtese për ndërgjegjësimin e shoqërisë tonë në integrimin e tyre. Kreativiteti i tyre sot më mbushi zemrën! Faleminderit dhe mirënjohje të gjithë atyre që i shërbejnë dhe i përkushtohen”, shkruan deputetja Gjylameti.