Arbenita dhe Fero kanë qenë një nga dyshet më të përfolura këto kohë. Si fillim martesa dhe më pas shtatzënia e papritur e Arbenitës, i vendosën ata të dy në qendër të vëmendjes mediatike. Dyshja shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë dhe pritet që të bekohen me një vajzë.
Ndërkohë që Arbenita po shkon drejt fundit të pritjes së ëmbël, këto kohë ka qenë mjaft aktive në rrjete sociale. Ajo ka ndarë shpesh foto të saj të shkrepura më parë, kur punonte si modele dhe nuk kishte marrë ende statusin që ka tani. Mirëpo sot ajo nuk është përqëndruar vetëm tek vetja, por edhe tek bashkëshorti, Fero.
Ajo ka publikuar një foto të reperit dhe ju ka bërë një kërkesë me rëndësi gjithë ndjekësve. Arbenita ka treguar se i pëlqen shumë që Fero t’i mbajë flokët të prerë shumë shkurt dhe do të donte që gjithmonë t’i kishte në këtë model.
“A mundemi të gjithë ne ta bindim burrin tim që t’i mbaj flokët kështu përgjithmonë, duke qenë se mua më pëlqejnë më shumë kështu?”, ka shkruar Arbenita përkrah fotos së Feros.
Se sa të aftë do të jenë fansat e Arbenitës ta bindin Feron për këtë gjë, pritet ta shohim në vazhdim.