Presidenti turk Erdogan është hakmarrë ndaj kryeministrit italian Mario Draghi, pasi ky i fundit e quajti diktator, duke pezulluar marrëveshjen për blerjen e helikopterëve. Pak ditë më parë Mario Draghi e cilësoi presidentin turk Erdogan një diktator pas mosfunksionimit të protokollit ku presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen gjatë vizitës në Ankara u injorua duke mos u ftuar të ulej në karrige së bashku me Erdogan e Charles Michel.
Kaq mjaftoi që Erdogan të ngrinte marrëveshjen mes Ankarasë dhe Romës për blerjen e 10 helikopterëve “AW169”, shkruan “La Repubblica”. Kostoja totale e marrëveshjes arrinte 70 milionë euro, me mundësinë e një pakti shtesë, me një vlerë totale prej 150 milionë euro