Gazetari Dritan Hila ka postuar në Facebook një dokument të Partisë Demokratike të vitit 2011, në të cilën kërkoheshin të dhëna personale të qytetarëve, mbi orientimin e tyre politik.
Në fletën e postuar në rrjetin social dallohen qartë jo vetëm firmat e drejtuesve lokalë të partisë demokratike në Fier, por edhe pyetjet që u drejtoheshin qytetarëve si pjesë e administratës shtetërore për të dhënë informacion mbi vendin e punës, adresën, orientimin politik dhe numrin e votuesve që kishin në familje.