Juventusi po vazhdon të arsyetojë lidhur me mundësinë e realizimit të shkëmbimit mes Moratës dhe Dibalës me Atletikon e Madridit.
Sipas raportimit të “Sportmediaset”, bardhezinjtë kanë vendosur për një frenim të bisedimeve, nga momenti që nuk ka ende siguri lidhur me drejtimin teknik të skuadrës në prag të sezonit të ardhshëm. Nëse në stolin juventin do të ulej Masimiliano Alegri, në fakt, Dibala nuk do të shitej.
Përkundrazi, do të konsiderohej një nga pikat thelbësore të Juventusit të ri. Diçka që duket se nuk do të ndodhë me Andrea Pirlon, i cili shikon te Morata diçka më shumë se lojtari argjentinas dhe e ka aktivizuar shpesh këtë sezon, me spanjollin që ka ditur t’ia shpërblejë me paraqitje.