RIVLERESIMI I SELIMI NE KPK - Gjyqtari i Gjykates se Larte, Shkelzen Selimi, gjate nje seance te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, i cili ka nisur sot seancen degjimore ndaj tij. Selimi po kalon ne procesin e rivleresimit kalimtar, i njohur ndryshe si procesi i vettingut, i cili do te hetoje pasurite e tij. /r/n/r/nREVALUATION OF SELIMI AT IQC - Judge of the Supreme Court Shkelzen Selimi, during a session of the Independent Qualification Commission, IQC.

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi është cilësuar si“miku i kriminelëve” dhe gjyqtari “gjysmëmilionë eurosh”.

Shkëlzen Selimit iu sekuestrua nga SPAk ditën e sotme trualli me sipërfaqe 432 m2 dhe karburanti 132.25 m2 në shëtitoren e Lungomares në Vlorë. Gjithashtu truall sipërfaqe 2400 m2, e përbërë nga bashkim pasurish, në Jonufër të Vlorës, në pronësi të Kujtim Selimit dhe një truall tjetër me sipërfaqe 764 m2 dhe karburant me sipërfaqe 57 m2 në rrugën Transballkanike në Vlorë, në pronësi të të afërmit të tij, Kujtim Selimi.

Top Channel në korrik të vitit 2018 publikoi ekskluzivisht dokumentin sekret ku tregoheshin lidhjet kriminale e sidomos në zonën e Fierit. Nga dokumenti kuptohet që gjyqtari Shkëlzen Selimi ka ndihmuar dhe bashkëpunuar për lirimin nga burgu të një të arrestuari, që ishte kapur në flagrancë me armë pa leje. Ai liroi për 3 ditë nga burgu trafikantin e njohur, Fero Dervishaj. Gjithashtu, gjyqtari, ndërhyri në vitin 2015 për të ndaluar ekstradimin e tij Arben Isufajt në Itali, i njohur ndryshe me nofkën “Ben Qimja”, dhe i dënuar në të kaluarën për krijimin e grupit të strukturuar kriminal dhe trafik kokaine. Shkëlzen Selimi ishte gjyqtari që bashkë me Tom Ndrecën dhe Artan Zenelin, e cilësuan Gërdecin si aksident teknologjik duke zbatuar urdhrat politike të qeverisë Berisha. Madje Selimi nuk u mjaftua me kaq, por ndodhej shpesh në shoqërinë e autorëve të tragjedisë së Gërdecit si Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxolli.