Bllokimi i aeroportit nga Kontrollorët sot, ka shkaktuar një kaos të jashtëzakonshëm në lëvizjen e njerëzve dhe mallrave siç ishte sot për shëmbull mbërritja mijëra qytetarëve e vaksinave. Por ka edhe histori të dhimbshme njerëzore që nga ky bllokim nuk kanë mundur të sjellin trupin e familjarit të tyre që do të varrosej sot në Shqipëri. I tillë është rasti i qytetares me inicialet E.M, të cilës i kishte ndërruar jetë e ëma në Itali dhe trupi i saj ishte nisur për tu prehur në Shqipëri. Ajo ka shkruar në redaksinë tonë ku thekson e prekur se ”Kjo eshte e papranueshme, ç’njerezore, jam pa fjale se si mund te ndodhe kjo. Si mund te ndalosh levizjen e njerezve qe kane halle vetem se te duket e vogel paga 2500 dollare. Une humba nenen, jeta e saj nuk kishte cmim, e keta nuk po na lene as ta varrosim ne vendlindje. Ligji duhet te veproje fort’
Por nga greva e kontrollorëve në Rinas, E.M bën me dije se pas disa rrotullimesh në ajër, pas disa orësh është rikthyer në Itali.
Akti i sotëm i kontrollorëve ka shkaktuar irritim të madh ndaj tyre në rrjet.