Familja e Almeda Abazit ka kaluar një periudhë të vështirë këto kohë. E gjithë familja e saj ka qenë e infektuar me Covid-19 dhe i pari që u prek ishte Tolgahan Sayisman, i cili po ashtu u shtrua në spital. Por ndjekësit ishin më së shumti të shqetësuar për Almedën, duke qenë se është edhe në pritje të fëmijës së saj të dytë.

Së fundmi dikush nga ndjekësit e ka pyetur se si ka qenë eksperienca e saj me Covid-19 dhe çfarë procedure ka ndjekur për t’u mjekuar, duke qenë se gratë shtatzënë nuk mund të marrin as ilaçe. Almeda ka treguar se infektimi i ka zgjatur rreth 20 ditë dhe se falë anës së fortë psikologjike, arriti që ta kalonte në gjendje të mirë shëndetësore.

“Kam marrë shumë mesazhe të këtij lloji dhe fatkeqësisht ka shumë nëna shtatzënë të infektuara me Covid-19. Uroj që Zoti t’ju ndihmoj. E di që është një proces shumë i vështirë dhe kërkon më shumë kohë, sepse nuk mund të marrim mjekim. Mua më zgjati rreth 20 ditë, por gjëja më e rëndësishme është morali. Është e vlefshme për të gjithë njerëzit, por më besoni që është akoma më e rëndësishme për ne gratë shtatzënë dhe që ushqejmë fëmijët me qumësht gjiri. Ju lutem mbajeni moralin lart dhe mendoni që do të kalojë, mendoj se është më mirë të konsultohemi me mjekun tuaj për gjendjen dhe vitaminat që mund të merrni”, është përgjigjur Abazi.

Pak ditë më parë ajo zbuloi se të gjithë anëtarët e familjes ishin prekur nga koronavirusi, ndërsa Tolgahan ka dalë nga spitali dhe tashmë po vazhdon mjekimin në shtëpi.