Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi në ‘Facebook’ denoncimin e ardhur prej qytetarëve, ku raportohej për komplikacone të shkaktuar nga vaksina kineze ndaj një gruaje të identikuar si Xhevahire Vladi
nga Lura.
Asllan Vladin, djali i saj ka pohuar se nëna e tij nuk i ka komplikacionet nga vaksina. Për ‘Faxweb’ ai tha se mamaja e tij vuante nga tensioni dhe mospirja rregullisht e ilaçeve janë bërë shkaktar i gjëndjes saj të rëndë shëndetësore 4 ditë pas marrjes së vaksinës.
”E kanë ndjek mjekët dhe infermierët rregullisht. Herë pasëhere ka pas vlerësimet e mjekut dhe infermierëve. Duke i njoft prindërit e mi, nuk e ka nga vaksina. Mamaja vu ante nga hipertensioni dhe ditët e fundit nuk i ka marrë rregullisht ilaçet. Kemi fol me mjekun pas shqetësimeve, ka ardhur helikopteri dhe e ka marrë nga Lura për në Tiranë. Edhe babai është vaksinuar dhe nuk kishte asnjë problem. Unë mendoj se për shkak të mospirjes së ilaçeve. Vaksinimi është kryer brenda të gjitha standarteve”, tha Vladi.
Ishte Sali Berisha ai i cili bëri një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ku hodhi akuza të rënda se një 67-vjeçare me emrin Xhevahire Vladi, ka përfunduar në spital pasi ka bërë vaksinën kundër koronavirusit./