Një lajm i trishtë raportohet mëngjesin e sotëm, ku për shkak të covid-19 ka ndërruar jetë një prej shefave më me emër të kulinarisë shqiptare Përparim Babalija. Nuk kanë munguar edhe postimet në rrjete sociale nga kolegët e tij, të cilët njëkohësisht vejnë në pah edhe virtyet që i ndjeri ka pasur në profesionin e ushtruar në vite.
“Një djalë që ka kontribuuar në ringritjen e gastronomisë shqiptare dhe që e ka promovuar Kosovën më shumë se askush tjetër. Të qoftë dheu I lehtë koleg”, shkruan në faqen e vet në shenjë homazhi Altin Prenga, një tjetër shef i njohur shqiptar.
Përpara se të vdiste nga Covid-19 ai përmes një postimi në llogarinë e tij personale ne “Facebook”, kishte kërkuar që të vaksinohet populli e t’i lënë anash ‘lojërat’ politike.
Përparim Babalija, ka lindur në qytetin e Gjakovës, në Kosovë. Sic ka treguar nëpër intervista frymëzimi I tij ka qenë gjyshi Isa dhe babai Valdeti.
Ai u kualifikua më pas në Francë dhe Poloni dhe solli në Shqipëri e Kosovë eksperiencën evropiane, duke kombinuar ushqimin evropian me atë tradicional të Kosovës.
Dy vite më parë ai ishte pjesmarrës në organizimin “Shije shqiptare” që u bë në Tiranë e më pas edhe në Kosovë, ku shefat më në zë të Kuzhinës shqiptare gatuan pjatat tradicionale të trevave nga ata vijnë.