Gazetari Mero Baze ka komentuar qasjen politike të presidentit Ilir Meta dhe Partisë Demokratike sa i përket ekzekutimit me pesë plumba të Pjerin Xhuvanit nga truproja i Gazmend Bardhit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Baze shkruan se ngjarja po trajtohet prej tyre si vendosje e drejtësisë meqënëse Xhuvani prej LSI-së kishte kaluar me Partinë Socialiste.
“Ndërsa një mjek i njohur në Elbasan Pjerin Xhuvani, është vrarë në mes të ditës nga badigardi i Gazmend Bardhit Sekretarit të Përgjithshëm të PD, për arsye të qarta politike, Presidenti i vendit dhe kryetari i opozitës po e trajtojnë çështjen si vendosje drejtësie, meqë vranë një tradhëtar të LSI që ka shqetësuar Bashën Ditën e Verës.
Ndërsa Gazmend Bardhi nga mënyra se si shpjegon ngjarjen duket sikur ka urdhruar vet qëlloni mbi ata”, shkruan Baze.