Aktorja e njohur e humorit, Eliona Pitarka, ka sjellë në jetë vogëlushen e cila u pagëzua me emrin e veçantë, Gala.

Bebushja është bërë kryefjala e jetës së saj, e cila tashmë është në qiellin e shtatë nga lumturia.

Pas lindjes, Eliona i befasoi të gjithë me format e trupit të saj dhe kilogramët që kishte shtuar gjatë shtatzënisë, i humbi menjëherë. Aktorja na ka surprizuar sërish pasi vendosi të bëjë edhe një tjetër ndryshim në pamjen e saj, duke ndjekur rregullin e pashkruar të hapjes së ngjyrës së flokëve, duke shtuar disa highlights në flokët e saj të cilat anojnë nga ngjyra bjonde, si dhe i ka prerë ato.

Kjo pamje e re e Elionës na pëlqeu shumë të gjithëve dhe duket kaq cool.

Eliona Pitarka, herë pas here na ka treguar se jeta e saj ka ndryshuar përgjithmonë pasi solli në jetë vogëlushen.

Gjatë kësaj kohë, bukuroshja ka qenë shumë aktive me ndjekësit e saj në rrjete sociale ku ka dhënë mjaft detaje nga jeta e saj pas lindjes së bebit.

Aktorja nuk e ka problem të prezantojë bekimin e jetës së saj me të gjithë botës dhe mirë bën sepse na kënaqi sytë.

Së fundmi, Eliona na ka qerasur me një foto shumë të lezetshme të të bijës, e cila po ndryshon nga dita në ditë.

 

Gala ka pozuar teksa fle krahas kukullës së saj të parë.