Një ndjekës i këngëtares Enxha Haxhia, i cili nuk dihet se nga ka marrë shkas për dyshimet e tij, s’ka ngurruar ta pyesë atë në “Instagram” lidhur me një shtatzëni të mundshme. Ndaj, i gjithë rrjeti po flet për shtatzëninë e këngëtares Enca Haxhia, që në fakt nuk ekziston.
“Duhet të jesh duke folur për ndonjë shtatzëni nga ushqimet… Besoj se nuk do të mbetem shtatzënë për një tjetër 5 vjeçar”, është përgjigjur 25 vjeçarja.
Enca konfirmoi gjithashtu që është single dhe e lumtur për momentin.