Antoine Griezmann, sulmuesi i Barcelonës dhe bashkëshortja e tij, Erika Choperena, janë bërë prindër për herë të tretë. Erika solli në jetë një vajze të cilën e kanë pagëzuar me emrin, Alba Griezmann. Interesante është fakti që të tre fëmijët e futbollistit të njohur kanë lindur në datën 8 prill. Griezmann mungoi në stërvitjen e Barcelonës sot dhe tifozët e Blaugrana ishin të shqetësuar për mundësinë që 30-vjeçari të kishte marrë një dëmtim vetëm disa ditë para El Clasico. Sidoqoftë, më vonë gjatë ditës, francezi njoftoi se u bë baba për herë të tretë.

Në një postim të shkurtër në Tëitter dhe Instagram, Griezmann njoftoi lindjen e fëmijës së tij të tretë, të quajtur Alba, e lindur më 8 Prill. “Alba Griezmann, 8 prill 2021”, ka shkruar ai. Kujtojmë se fëmija i parë i Antoine ka lindur më 8 prill të vitit 2016, tjetri fëmijë në 2019-ën dhe tanimë i treti në vitin 2021. Çifti janë martuar në vitin 2017 pas pesë vitesh njohje së bashku. Ata filluan takimet e para me njëri-tjetrin në 2011, ndërkohë në vitin 2012 zyrtarizuan romancën e tyre. Erika ka lindur në Spanjë dhe momentalisht është 31 vjeçe. Ajo tanimë njihet si yll i rrjeteve sociale duke marrë parasysh që vetëm në Instagram numëron 327 mijë ndjekës.