Znj. Evis Kushi, kryesuese e listës së kandidatëve për deputetë në Qarkun e Elbasanit, ka zhvilluar një takim me të rinj e të reja nga Elbasani, të cilët janë votues për herë të parë në zgjedhjet e 25 Prillit.
Duke e vlerësuar takimin me ta si shumë mbresëlënës, Znj. Kushi shprehet e entuziasmuar për takimin e zhvilluar dhe nënvizon se ka diskutuar me të rinjtë për një sërë çështjesh që lidhen kryesisht me arsimin, punësimin dhe rininë në përgjithësi.
Njëkohësisht, Kushi shton se “Gjatë bashkëbisedimit me ta, mora mendime dhe sugjerime shumë të vlefshme që do t’i kemi në vëmendje të veçantë gjatë punës tonë në mandatin e ardhshëm të PS”.