Nga Blerta Ahmeti
Partia Socialiste ka fituar 46.9 për qind të votave sipas rezultateve të Exit Poll-it të realizuar nga Albanian Post në bashkëpunim me Institutin “Gani Bobi”.
E dyta dhe më afër se që pritej del të jetë Partia Demokratike me 43.5 për qind të votave.
Lidhja Socialiste për Integrim ka dalur më mirë se sa tregohej në sondazhe me 6.9 për qind.
Të gjitha partitë e tjera bashkë kapin vetëm 2.7 për qind të votës totale.
Ky është një rezultat jashtëzakonisht i ngushtë i cili e nxjerrë Edi Ramën të parin përsëri, por me shumë pak përqindje larg Bashës.
Kjo përqindje më pas kthehet në mandate dhe vendoset se kush do ta ketë shumicë në Kuvendin e Shqipërisë.
Sipas këtij Exit Poll-i, PS merr 71 mandate, PD 63 dhe LSI 6 mandate.