Dashi
Nëse keni probleme për të zgjidhur, mundohuni që të ballafaqoheni sa më parë. Edhe sa i takon punës, ky është momenti për të qartësuar situatat e pazgjidhura ende.

Demi
Parashikohet një ditë e cila duhet të jetë në kërkim të ndjenjave të humbura. Për arsye pune apo shkaqe të tjera, e keni gjetur veten larg familjes, ndërkohë që tani po afroheni më shumë. Ata që janë vetëm do të jetojnë emocione të reja dhe do të jenë në kërkim të diçkaje emocionuese.

Binjakët
Kjo ditë do të jetë neutrale, disi nën ritmin e duhur në sferën sentimentale, ku do të lëvizni me kujdes dhe ankth nga frika se mos gaboni si më parë. Bëni kujdes lidhur me ndonjë sforcim fizik.

Gaforrja
Një problem me të cilin keni kohë që përballeni, mund të përshkallëzohet. Merreni në konsideratë këtë parashikim dhe bëni gjithçka mundeni për të parandaluar ndonjë skandal. Disa çështje familjare mund të kërkojnë vëmendje të veçantë nga ju.

Luani
Planetet do ju bëjnë të shoqërueshëm dhe të etur për të zbuluar horizonte të reja: vrulli krijues i ideve tuaja është fantastike. Përfitoni nga kjo ditë e cila do ju bëjë të qëndroni të veçantë në fushat sociale dhe sentimentale. Mbrëmja dhe nata do të jetohen intensivisht me ata që i doni, duke e lënë veten të tërhiqet nga aroma e shqisave.

Virgjeresha
Duhet te bëni çmos gjate kësaj dite për t’u pajtuar me partnerin dhe për te krijuar një klime sa me harmonike. Me patjetër duhet larguar rutina. Beqaret nuk do jene ende te bindur për te krijuar një lidhje dhe nuk do përfitojnë nga mundësitë qe do iu jepen. Ne planin financiar do jeni te zotet dhe do e menaxhoni me shume maturi situatën. Gjithçka do shkoje me se miri.

Peshorja
Me pak durim, dita mund të kthehet shumë produktive për ju. Kjo do të jetë edhe sfida më e madhe për momentin. Koha do të duket sikur po ecën ngadalë dhe sikur asgjë nuk po ju përshtatet. Por nëse kërkoni të nxitoni në këtë proces mund të shkatërroni gjithçka. Fillojeni ditën duke bërë disa ushtrime që mund t’ju ndihmojnë të kontrolloni energjinë.

Akrepi
Nëse dikush mund të bëjë plane të mira dhe t’i shohë ato të realizuara, ai person patjetër që jeni ju. Jeni një planifikues, detektiv dhe analist i shkëlqyer. Në aspektin financiar mund të merrni një dorë të mirë parash.

Shigjetari
Përparime në sektorin profesional. Ju mund të merrni një vendim që mund të ndryshojë jetën tuaj të përditshme. Trego cilësitë e tua si optimizëm dhe një ndjenjë të fortë drejtësie, që tani më shumë se kurrë ju duhet. Këto dy ditë duhet të kujdeseni sa më shumë për veten, shëndetin, hobin dhe kafshët shtëpiake.

Bricjapi
Dita është si një enigmë ku ju duhet të plotësoni çdo detaj. Mos i merrni gjërat me nxitim, por përpiquni që cdo gjë ta mirëprisni me dashuri. Sa i përket financave, lajme të mira duken në sfond.

Ujori
Ditë e veçantë për ju. Përplasje e mundshme me shefin, ose në çdo rast me ata që kufizojnë gamën tuaj të veprimit. Ju duhet t’i merrni gjërat ngadalë dhe herë pas here të vini në një këshillë të butë.

Peshqit
Ju të dashuruarit do i zgjidhni një e nga një të gjitha problemet që keni pasur në çift kohët e fundit. Në planin financiar mos jini shumë dorëlëshuar, në të kundërt do të keni probleme.