KOKSH, Komiteti olimpik Kombëtar Shqiptar, ka zgjedhur presidentin e ri të këtij institucioni për katër vitet e ardhshëm. Ai është Fidel Ylli me 40 vota pro.
Për programin e tij ai tha: “Ne duhet të jemi Organizata që udhëheq sportin në vend. Të gjitha strukturat lokale dhe kombëtare që kontribuojnë për sportin të bëhen bashkë. Ana legjislative, financiare dhe menaxheriale janë ato që ne do I propozojmë sot KOKSH. Duam që për të parën herë të marrim një medalje Olimpike për Shqipërinë. KOKSH do transferohet me zyra pranë Parkut Olimpik, për të qenë më pranë Federatave.
Strategjia nis që nga Website, që të fusim rubrikën “Sportisti Im”, që çdo sportist kudo në botë të ketë vendin e tij, numrin e telefonit për të treguar arritjet. Kjo do bëhet e mundur me ministrinë e Migracionit, sepse ata kanë të dhënat për emigranëtët. Objektiv tjetër janë partner të tjerë dhe platforma sponsoirizimi, riorganizimi I CAS, që është si ai I Lozanës dhe këtë ligj e kemi kaluar në Kuvend.
Ne jo vetëm që zyrat do jenë të veçanta, por edhe gjyqtarët e CAS do vendosen nga Asambleja që mos ketë keqkuptime. Jo vetëm në KOKSH por edhe në FSHF ka shumë sportistë që marrin një dënim kalojnë nga këtu në Lozanë, duhet paguar hoteli, bileta avioni dhe shpenzime të tjera. Do ketë mundësi edhe për në Lozanë, por më parë të ankohen këtu. Kmei marrë çdo informacion dhe Lozanën e kemi sjellë këtu.
Sfidë është edhe legjislacioni edhe ligji I sportit. Duhet ta njehësonim ligjin shqiptar me atë evropian, ligj që Europa na I certifikon që kur të hapim negociatat të na njohë edhe Europa në sport me këto ligje. Ndryshimet e statutit të KOKSH janë të mira dhe grupi I punës ka bërë një punë voluminoze. Ishte e padrejtë që gara për president të niste 10-0 për kandidatët. Anëtarët me tituj individual të votohen në Asamble dhe jo të futen direkt në KOKSH.
Ligji I sponsorizmit nuk ka funksionuar por është aktualisht. Duhet të negociojmë me Qeverinë dhe pse jo të marrim një shembull si në Kosovë. Duhet të rrisim buxhetin dhe mos presim nga jashtë, as nga ato rroga skandaloze që na jep ministria. Dy shokë që kanë qeverisur KOKSH e kanë katandisur këtu ku është Komiteti. Fidelin mos e shihni si pjesë të Politikës, por shiheni si kampion që ka ardhur nga Sporti”, tha Fidel Ylli.