Programi “Flexible Startup Support” mbërrin ne Vlorë. Inkubatori i biznesit “Oficina” do të fillojë së shpejti programin kombëtar ne mbështetje të startupe-ve dhe projekteve innovative në qarkun e Vlorës.
Më datë 30 Prill 2021, programi kombëtar per zvillimin e startup-ve teknologjike do te fillojë ne qarkun e Vlorës. Programi implementohet prej inkubatorit te biznesit “Oficina” me mbështetje te projektit “BE për Inovacionin”. të finacuar nga Delegacioni Europian ne Shqipëri dhe GIZ.
Programi synon të suportojë deri në 20 Start-upe per nje periudhe 12 javore duke ofruar ekspertizë të lartë në fusha si Zhvillimi I Teknologjisë, E-commerce, Marketingu Dixhital, Strategjitë e Financimit, Manaxhimi I Pronësise Intelektuale etj.
Gjatë programit ekipet do të zhvillojnë dhe vërtetojnë modelin e tyre të biznesit, adresojnë nevojat e tregut përmes analizave të thelluara, te ndërtojnë një prototip dhe marrin mbështetje të specializuar në identifikimin e mundësive të komercializimit nga ekspertë të kualifikuar lokalë dhe te huaj.
Programi gjithashtu do të ofrojë mbështetje për të suportuar nevojat e financimit te këtyre projekteve. Ndërhyrja në ndihmë te sipërmarrësve te kësaj zone, ka synim te angazhojë dhe stimulojë zhvillime dixhitale në sektorë me rëndësi ekonomike si Turizmi, Energjia Alternative, Bujqësia dhe Akua kultura.
Ne perfundim te programit, Vlora pritet te bëhet pjesë e komunitetit ndërkombëtar “Startup Grind” të mbeshtetur nga Google dhe të implementuar nga Oficina.
Thirrja është e hapur dhe inkurajohen te aplikojnë të gjithe sipërmarrësit nga qarku I Vlorës, Fierit dhe profesionistëve nga diaspora Shqiptare. Për më shumë informacion, vizitoni faqet në internet dhe rrjetet sociale te Oficines.