
“Nuk kam patur kurrë kontakte ose takime me Bayern Munich dhe kjo vlen edhe për menaxherët e mi”.
Julian Nagelsmann, trajneri i Leipzig, nuk ka lënë hapësirë për asnjë dyshim apo interpretim kur është pyetur nga shtypi gjerman në lidhje me një kalim në drejtim të Bayern Munich sezonin e ardhshëm.
Pas ndeshjes së të martës në mbrëmje të Bayern Munich kundër PSG-së, legjenda Lothar Matthaus ka thënë se Hansi Flick do të largohet në fund të sezonit nga bavarezët dhe se vëndin e tij do ta marrë pikërisht Nagelsmann.