Që në nisjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit dhe publikimit të listave të kandidatëve, PD nuk ka hezituar që asnjë ditë të mos trumbetojë me më të madhe ajo përfaqësohet nga profesorë e njerëz të denjë, larg personave të inkriminuar që pretendojnë që janë në listat e PS. Por ndryshe nga deklaratat politike, veprat e tyre tregojnë tjetër gjë, dhe konkretisht kjo ka ndodhur në qarkun e Lezhës.
Agron Gjekmarkaj është fotografuar gjatë fushatës së tij, nën shoqërinë e ish-zyrtarit të lartë të policisë, Zaim Keci, i cili është arrestuar 2004 duke trafikuar 1 kg heroinë. Keci ka qenë zyrtar i lartë policie në Delvinë dhe Berat, përpara se të arrestohej me drogë. Edhe pse ishte arrestuar më herët Keci ka mbajtur më pas postin e Përgjegjësit të Emergjencave Civile në Lezhë kur kjo bashki drejtohej nga PD.
Edhe pse PD krenohet se përfaqësohet në qarkun e Lezhës nga dy profesorë Agron Gjekmarkaj dhe Mark Marku, duket se nuk i ka shpëtuar dot ndikimit të të “fortëve”.