Kryeministri Edi Rama mbylli sot fushatën elektorale në qytetin e Vlorës. Por ajo që u vu re në këtë miting të PS ishte fakti se pranë podiumit ishin vendosur makina të shkatërruara me logon e PD dhe LSI. Në këtë mënyrë, PS donte të nënkuptonte se janë parti të humbura që kanë marrë fund dhe fitorja i takon sërish socialistëve për të çuar para të gjitha projektet e lëna përgjysmë nga pandemia dhe tërmeti.

Ditën e sotme, Rama kishte marrë me vete edhe familjen e tij, bashkëshorten, dhe tre fëmijët.

Para se të fliste, Rama e mbante Zahon në prehër, ndërsa ai mbante sikur babai i tij një kapele me numrin 12.