65 kontrollorë të AlbControl kanë braktisur dje punën, duke shkaktuar paralizimin e trafikut ajror në vendin tonë. Ata kërkojnë rikthim të pagës në nivelin e 4.400 dollarëve sa e kanë pasur një vit më parë. Për shkak të pandemisë, rrogat e tyre u përgjysmuan në 2.400 dollarë.
Qeveria drejtoi gishtin nga opozita, duke hedhur akuza të rënda se po nxit këtë situatë, për të dëmtuar shtetin shqiptar si dhe për të rritur pakënaqësinë te qytetarët. Ministrja Belinda Balluku deklaroi se midis kontrollorëve, “janë 5 prej tyre që janë kthyer në masha të politikës”, por pa bërë me dije emrat.
Megjithatë, me shumë mundësi Balluku i referohet kontrollorëve që deklaruan paaftësi në punë dhe për rrjedhojë u shkarkuan. Ata janë: Flora Ndreca, Muhin Mezini, Nelton Shabani, Gentian Hodo dhe Edvin Bakiri.
Newsbomb.al ka mundur të sigurojë emrat e punonjësve të AlbControl të publikuara në një uebfaqe të huaj, pasi kanë mbaruar trajnime të ndryshme, si dhe foto që ata kanë shpërndarë vetë në rrjetet sociale. Nuk mungojnë udhëtimet në shtete të ndryshme për pushime, nga Amerika në Itali e në ishuj ekzotikë.
Më poshtë po publikojmë fotot dhe emrat e disa prej kontrollorëve të AlbControl, që janë deklaruar “të paaftë” për punë, për shkak të stresit.(newsbomb)