Një debat i fortë ka ndodhur sot në studion e Top Talk mes analistit Frrok Çupi dhe Klevis Balliut.

Gjithçka nisi pasi analisti Frrok Çupi e quajti Partinë Demokratike parti me pronarë. Kaq mjaftoi dhe kundër tij u hodh Klevis Balliu, i cili i tha se nuk i shkon një analisti të pavarur të flasë kështu.

Çupi: PD nuk ka principe, ka pronarë, nëse ju lejon pronari të bëni analizë, atëherë dakort

Balliu: Pronarët, mbështetësit, anëtarët janë kontribues të kësaj partie. Ju flisni për zgjedhje, Rama ka 15 vite që s’bën zgjedhje në parti. Lëri militantizmat e preferencat tuaja.

Çupi: Mos e tepro.

Balliu: Nuk shkon një analist i pavarur të thotë këto

Çupi: Ore djalë, ore ti, ore djali i vockël i Fahriut, o budalla, s’më mëson ti mua si të flas.